Loading…

Raporti i mjekëve të pavarur tregon të vërtetën, prokuroria po e refuzon

  • 16/12/2016 | 20:45

Raporti i mjekëve të pavarur tregon të vërtetën, prokuroria po e refuzon

Vetëvendosje, hedh poshtë raportin e mjeko-ligjorëve të caktuar nga institucionet shtetërore, “i cili raport nuk shpjegonte lidhjet shkencore e logjike midis konstatimeve të shkakut të vdekjes (asfiksisë) dhe shkaktarit të vdekjes (dëmtime të vetëshkaktuara ‘hezituese’)”, transmeton Gazeta Metro.

Sipas komunikatës, Vetëvendosje thotë se ky raport nga mjekët e pavarur ligjorë demantojnë konstatimet nga organet e hetuesisë dhe prokuroria.

“Ky raport i detajizuar nga Dr. Ymaj dhe Dr. Latifaj demanton shumë konstatime nga organet e hetuesisë dhe prokuroria, të cilat me nguti, pas shumë deklaratave kontradiktore, vdekjen e Astritit u përpoqën ta paraqesin si ‘vetëvrasje’. Dhe për më keq, Kryeprokurori Sylë Hoxha, menjëherë pas publikimit të këtij raporti deklaron se këtë raport të ekspertëve ligjorë të pavarur nuk do ta marrin parasysh”, thuhet nga Vetëvendosje.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e drejtësisë po pengojnë zbardhjen e rastit Dehari duke tentuar të shpërfillin raportin e publikuar nga mjeko-ligjorët e pavarur që është i bazuar në fakte dhe dëshmi.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe e papranueshme që institucionet e drejtësisë të pengojnë zbardhjen e vdekjes të një qytetari në një institucion të sigurisë. Këto institucione, të cilat që nga 5 nëntori nxorën vetëm deklarata kontradiktore dhe një raport jokredibil të autopsisë, të shpërfillin raportin e publikuar nga mjeko-ligjorët e pavarur që është i bazuar në fakte dhe dëshmi, përveç se në autopsinë e trupit të pajetë të Astritit”.

Sipas VV’s Raporti i mjekëve të pavarur tregon të vërtetën dhe prokuroria po e refuzon për këtë çështje këtë raport.

“Ky raport dallon nga ai zyrtar edhe në shumësinë e fakteve që sjellë, edhe me konsistencën ligjore që e ngërthen në vete. Dhe fakti që prokuroria po refuzon ta përdorë këtë raport tregon se ajo nuk e do as të vërtetën e as drejtësinë për Astritin. Tregon se prokuroria ka përgjigje negative për kërkesën e familjes, Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve të shumtë për hetim të pavarur”, thuhet nga Vetëvendosje.

Më tej VV’ thekson se qëndrojnë prapa kërkesës për hetim të pavarur dhe kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të rastit Dehari.

“Prandaj, ne qëndrojmë prapa kërkesës për hetim të pavarur, dhe nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e tij. Kërkojmë sa më shpejtë zbardhjen e këtij rastit. Shteti i kapur nga klani ‘Pronto’ prodhon kryeprokurorë e prokurorë si Sylë Hoxha e Metush Biraj, të cilët nuk e kanë synim shtetin e së drejtës. Drejtësia mundësohet vetëm me çlirimin e institucioneve nga ky grupim kriminal”, përfundon Vetëvendosje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë