Një raport i bërë nga Këshilli Evropian për marrëdhënie të jashtme paralajmëron për ndryshimin e kufijve.
Një raport i bërë nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme ka paralajmëruar për pasojat e ndryshimit të kufijve, transmeton gazetametro.net
Raporti është përgatitur nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin gjerman, Roetgen Norbert, dhe nga një ish- mbikëqyrës në dialogun teknik mes Beogradit dhe Prishtinës, bazohet në deklaratat e ambasadorëve të vendeve evropiane në Kosovë.
Raporti thotë se ka ndarje në politikën kosovare rreth idesë së ‘korrigjimit’ të kufijve, me kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe Vetëvendosjen të pozicionuar kundër, ndërsa me presidentin Thaçi të pozicionuar pro.
Gjithashtu, raporti thotë se presidenti i vendit po e humbet mbështetjen nga vëzhguesit ndërkombëtarë për idenë e ‘korrigjimit’, dhe se ndryshimi i kufijve nuk mund të bëhet në mënyrë paqësore /gazetametro.net