Loading…

Raporti i KE-­së, Rama e Meta komentojnë kërkesën e PD­-së

  • 10/11/2016 | 10:19

Raporti i KE-­së, Rama e Meta komentojnë kërkesën e PD­-së

Pas marrjes në dorëzim të raportit vjetor të KE-së për ecurinë e Shqipërisë, dy drejtuesit kryesor të koalicionit të majtë, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta i janë përgjigjur dhe kushtit të Partisë Demokratike,  që kërkon shkuarjen në zgjedhje me anë të një qeverie teknike.

“Kemi marrë rekomandimin pozitiv, duke bërë faktikisht të mundur, realizimin e njërit prej zotimeve më ambicioze të vitit 2013. Si mundet që një proces i tillë dhe një mandat i tillë të vihet në diskutim për arsye të axhendës politike, apo të strategjisë dhe taktikes së opozitës! Më duket pa sens” – tha Rama pas pyetjes së gazetarëve.

Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta në përgjigjen e tij në lidhje me kushtin e PD-­së për qeveri teknike u fokusua më tepër te nevoja e plotësimit të kushteve të opozitës sa i përket reformës zgjedhore.

“Besoj se çdo kërkesë e drejtë, e mundshme, e arsyeshme dhe e realizueshme nga ana e opozitës, që ndihmon transparencën dhe integritetin e reformës zgjedhore dhe procesit zgjedhor duhet marrë në konsideratë dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta realizuar atë”, theksoi Meta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë