Sot është publikuar raporti për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2022, nga ana e Departamentit të Shtetit Amerikan, ndërsa theksohet se Qeveria ka ‘ngel’ sa i përket luftimit të korrupsionit, ani pse kishte raportime të shumta për korrupsion, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë raport bëhet fjalë kryesisht për zbatimin e ligjit nga Qeveria dhe siç është janë të drejtave e njeriut përfshiheshin raporte të besueshme për: korrupsion serioz të qeverisë dhe mosndëshkim; mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë përdhunën në baza gjinore, përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim, dhunën seksuale
dhe forma të tjera të dhunës së tillë; dhe krime që përfshijnë dhunën ose kërcënime për dhunë
që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara.
Rreth kësaj, në raport thuhet se, ligji parashikon dënime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve, por se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, duke theksuar edhe faktin se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.
‘‘Seksioni 4. Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri – Ligji parashikon dënime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve, por Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në Qeveri. Zyrtarët nganjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kontribuuan këtij problemi. Rastet e korrupsionit shpesh i nënshtroheshin apelimit të përsëritur dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte parashkrimin e rasteve. Në dhjetor 2021, Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka identifikuar 11 raste të korrupsionit që rrezikonin të parashkruheshin; shtatë nga ato raste kanë skaduar në janar për shkak të parashkrimit’, thuhet ndër tjerash në raport.
Aty shtohet edhe se, që nga shtatori janë publikuar 29 opinione për raste specifike të konflikteve të mundshme të interesit.
‘‘Korrupsioni: Agjencia e Kosovës kundër Korrupsionit dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ndanë përgjegjësinë për luftimin e korrupsionit në Qeveri. Që nga shtatori, Agjencia Kundër Korrupsionit i publikoi 29 opinione për raste specifike të konflikteve të mundshme të interesit dhe aktivitete hipotetike në të ardhmen që mund të përbënin konflikt të interesit. Prokurorët ngritën 150 aktakuza për korrupsion dhe 34 raste të korrupsionit u dënuan që nga tetori. OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare pohuan për dështime të shumta të sistemit gjyqësor për ta ndjekur penalisht korrupsionin, duke thënë se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultonin në aktakuza. Dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë të dënuar për korrupsion shpesh ishte i butë’’, thuhet tutje në raport.
Pos këtyre, në raport përmenden edhe hetimet e mëdha për korrupsion në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, hetime të cilat çuan në arrestim e 74 policëve të Kosovës dhe 34 policëve shqiptarë.
RAPORTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU:
‘‘Gjatë këtij viti, IPK-ja kreu dy hetime të mëdha për korrupsion në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Hetimet çuan në arrestimin e 74 policëve të Kosovës, dy zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe 34 policëve shqiptarë. Në shtator, tre policë u dënuan me burg prej 15 deri në 30 muaj për keqpërdorim të pozitës së tyre, marrje të ryshfetit dhe lehtësim të kontrabandimit të ushqimit, drurit, barërave dhe karburanteve në kufijtë e Kosovës dhe Serbisë’’, vijohet në raport.
Po ashtu, në raport flitet edhe për rastin e ish-ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, ku thuhet se një vendim mbeti pezull në gjykimin e vitit 2019 të këtij rasti.
‘‘Që nga dhjetori, një vendim mbeti pezull në gjykimin e vitit 2019 të ish-ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo dhe tetë zyrtarëve të tjerë të Ministrisë të akuzuar për abuzim të pushtetit. Grupi gjoja i anashkaloi masat mbrojtëse ligjore dhe manipuloi me procesin e granteve të Ministrisë për t’u dhënë miliona dollarë kompanive në pronësi të bashkëpunëtorëve politikë’’, shtohet në raport. /gazetametro.net
The @StateDept‘s 2022 Human Rights Report on Kosovo is now available in English: https://t.co/6tMtfz630v, Albanian: https://t.co/AxyEzPYJmg and Serbian: https://t.co/kzlJ7oO2pw. Read it to find out more about the state of #HuamanRights in Kosovo during 2022. #2022HRR pic.twitter.com/qazD241Sus
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 27, 2023