Më poshtë ju sjellim raportin e plotë të Policisë së Kosovë, për rastet e paraqitura të krimeve nëpër stacionet e qyteteve, nga çdo cep i vendit.
Gazeta Metro
Drjtoria rajonale- Prishtinë:
KANOSJE
Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë, 02.10.2020 – 02:00. Dy meshkuj kosovarë, roje të një lokali, kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë kanosur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të maskuar dhe me armë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.
DHUNË FAMILJARE & KANOSJE
Prishtinë 02.10.2020-13:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ofenduar dhe kanosur nga ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
DHUNË FAMILJARE
Fushë Kosovë 02.10.2020 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare të cilën sot e kishte kërcënuar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet ne mbajtje.
Raport shtesë:
PERSON I ZHDUKUR & VDEKJE E DYSHUAR
Rr. 1 Tetori, Prishtinë 31.08.2020-17:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 02.10.2020 është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar i cili kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES
Gllogoc 02.10.2020 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer. Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Fsh. Gushtericë Graqanicë 02.10.2020.15:55. Janë arrestuar dy te dyshuar njëri mashkull/shtetas i Serbisë ndërsa tjetri mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA- NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK-Vermicë 02.10.2020 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
PKK-Vermicë 02.10.2020 – 16:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria rajonale – Gjilani
DHUNIM & FOTOGRAFIM I PAAUTORIZUAR & SHANTAZH
Gjilan 2019-2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar seksualisht dhe kishte fotografuar viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
DHUNË FAMILJARE
Viti 02.10.2020-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht rene tij (nusen e djalit) viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 02.10.2020 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovari pasi që i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë ndaj prindërve, duke i kërcënuar dhe duke ju kërkuar te holla. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Livoç i Epërm, Gjilan 01/02.10.2020-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48-orë.
MOSVEPRIM I VENDIMEVE LËSHUAR NGA GJYKATA
Rr. Abdullah Presheva, Gjilan 01.10.2020-01:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta nuk e ka respektuar vendimin e lëshuar nga Gjykata Themelore. Me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar ndalimi prej për 48-orëve.
ARRATISJE E PERSONIT TE PRIVUAR NGA LIRIA
Rr Idriz Seferi Gjilan 02.10.2020 16:15. Një e dyshuar derisa ishte nën mbikëqyrje të policisë, ka arrit që të ikë nga emergjenca ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj.
RASTET TJERA – NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
Drejtoria Rajonanle Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE
SHANTAZH
Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 12.09.2020-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shantazhuar viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Seqishte, Hani i Elezit 02.10.2020-15:50. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar në armë e gjatë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
ASTET TJERA – NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
Drejtoria Rajonale Prizren
NGACMIM SEKSUAL
Prizren 02.10.2020 23:22. Ankuesi mashkull kosovar raporton se në telefonin e vajzës se tij e mitur, nga një numër i panjohur kishte mesazhe me përmbajtje erotike. Është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet të hetohet.
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Shiroke, Suharekë 02.10.2020-07:02. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditure këmbësorin mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Drejtoria Rajonale Pejë
NDERTIM PA LEJE
Fsh. Shkrel Pejë 01.10.2020 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit i është ndërprerë puna e ndërtimit për të dytën herë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr- Leonard Palucaj Klinë 02.10.2020 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek ai është gjetur një revole dhe një thikë të cilat janë konfiskuar. Te dyshuarit i është bërë alkool-testi dhe rezulton se kishte 2.53 promilë. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 02.10.2020 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër te prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Nobërqan, Pejë 02.10.2020-13:35. Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKU për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
KSIDENT TRAFIKU Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 02.010.2020-13:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin Gjakovës ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
SULM
Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 02.10.2020-14:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij është ndaluar nga një person mashkull i cili e ka sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.
Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
LËNDIM LEHTË TRUPOR
Rr. Llolla Ribar , Mitrovicë 01.10.2020-22:42. Janë arrestua tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar.
DHUNË FAMILJARE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mitrovicë 02.10.2020-14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur) pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit në prezencën e punëtorit të qendrës sociale me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
./gazetametro.net