Loading…

Ramush Tahiri tregon procedurat se si shkon mocioni i votëbesimit

  • 18/03/2020 | 20:57

Ramush Tahiri tregon procedurat se si shkon mocioni i votëbesimit

Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri në një prononcim për Gazeta Blic ka shpjeguar procedurën se si do të iniciohet mocioni i votëbesimit në parlament nga LDK-ja.

Ai ka theksuar se Neni 100 i Kushtetutës e përcakton mënyrën se si ngrihet mocioni i mosbesimit.

“Mocioni i mosbesimit vihet në rend të ditës në Kuvend jo më më vonë se 5 ditë dhe jo më herët se tre ditë nga data e parashtrimit të tij.Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar 61 deputetë. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje” ka the Tahiri për Blic.

Ndryshe sot pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i LDK-së Mustafa deklaroi se do të kërkojnë një mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti për shkak të një sërë kundërshtive brenda koalicionit e një nder to edhe shkarkimi i Agim Veliut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë