Loading…

Ramush Haradinaj: Pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat

  • 02/06/2021 | 23:01

Ramush Haradinaj: Pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj së bashku me koordinatoren për Diasporë, Time Kadrijaj, biseduan në takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC).


Haradinaj ka njoftuar anëtarët e Bordit për zhvillimet e fundit në vend dhe ka kërkuar nga ta që të t’i japin Kosovës mbështetje për anëtarsim në NATO, njohjen nga pesëshja europiane si dhe për çështje të tjera që janë me rëndësi për Kosovën.

“Në takimin virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC), biseduam për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës.

Njoftova anëtarët e Bordit për takimin që kam pasur me Ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut. Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej Presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, shtoi tutje ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë