Loading…

Ramush Haradinaj intervistohet për vrasjen e vëllait, Enverit

  • 12/12/2019 | 12:30

Ramush Haradinaj intervistohet për vrasjen e vëllait, Enverit

Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar dje për vrasjen e vëllaut Enverit, shkruan Gazeta Metro.


Policia në Pejë ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është intervistuar dje për disa orë rreth vrasjes së vëllaut.

Kujtojmë, që pesë javë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër dhe u transferua në burg në Hagë, vëllai i tij Enver u vra. Në orën 3 pasditen e së premtes, datë 15 prill 2005, Enveri po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës, i shoqëruar nga një mik.

Sipas mikut të tij, një Audi i kuq 80 kaloi pranë automjetit të Enverit, në afërsi të fshatit Rausic, dhe një nga pasagjerët qëlloi disa herë. Enveri u plagos për vdekje dhe vdiq pak më vonë atë pasdite.

Enveri ai ishte 25 vjeç kur vdiq. Kishte qenë luftëtar i UÇK-së në luftën e 1998-1999./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë