Loading…

Ramush Haradinaj falënderon qytetarët e Pejës (Foto)

  • 10/05/2017 | 23:47

Ramush Haradinaj falënderon qytetarët e Pejës (Foto)

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një organizim të mbajtur në një nga hotelet e Pejës, është shprehur mirënjohës ndaj gjithë atyre që e mbështetën atë për kohën gjatë qëndrimit të tij në Colmar të Francës, ku po mbahej për shkak të fletarrestim serb nën akuzën se ka kryer krime lfute ndaj civilëve.


Në një publikim të faqes zyrtare të AAK-së në rrjetin social facebook për degën e Pejës, shihen fotografi të këtij organizimi, derisa dhe Ramush Haradinaj kishte mbajtur një fjalim rasti, shkruan gazetametro.net

Ky është shkrimi i plotë i degës së AAK’së në qytetin e Pejës:

”Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj falënderon Pejanët për mbështetjen në ‘Colmar’ të Francës.

Aleancën e lindi koha. Aleanca u lind, u rrit dhe u zhvillua në Pejë, ndaj dhe Peja kishte nderin që pas zhvillimeve të sotme në Prishtinë, të ishte nikoqire e liderit Ramush Haradinaj.

Prania e madhe qytetare sot, bëri që kapacitetet e sallës së Hotel Dukagjini mos të mjaftonin për këtë takim. Me këtë rast qindra qytetarëve të tjerë iu desh që të përcjellin takimin nga ambientet jashtë Hotel Dukagjinit. /gazetametero.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë