Është arrestuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjersa po gjendej në Francë.
Në AAK i kanë thënë Gazetës Metro se kanë marr njoftime se Haradinaj është ndaluar, por ende nuk e dinë saktë se çfarë ka ndodhur.
Por, me gjasë ai është ndaluar në bazë të një dosje të Interpolit.
Ndërkohë, arrestimin e Haradinajt e ka konfirmuar për Gazetën Metro, edhe një burim tjetër brenda AAK’së.
“Ky ndalim i ngjason atij në Slloveni, dhe është derivat i një dosje nga Interpoli e deponuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë”, ka thënë jozyrtarisht burimi.
Më herët Haradinaj ishte arrestuar në Slloveni, po në bazë të dosjeve në Interpool, por ishte liruar pak ditë më pas.