Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht sot ka dorëzuar letrën e dorëheqjes në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Letrën e dorëheqjes së tij, Haradinaj e ka dorëzuar në Kuvend, ajo është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.
Kjo vjen 4 ditë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar për krime lufte.
Tani të gjitha partitë në Kosovë janë pajtuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, por për këto zgjedhje të reja duhet që presidenti i vendit, Hashim Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve./gazetametro.net