Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për ngjarjen e mbrëmshme ku mbetën të vdektur tre persona të jap detaje dhe të bashkëpunojë me institucionet relevante.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është një mëngjes i trishtë për Deçanin dhe për tërë kombin.
“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”,ka thënë Ramosaj.
Përndryshe, dje Gllogjani është përballur me një krim makabër ku si pasojë e një sulmi të armatosur në drejtim të një autobusi kanë humbur jetën dy nxënës dhe shoferi i atuobusit. Ky sulm është duke u hetuar teksa edhe Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e shtetit për ta zbardhur këtë ngjarje. /gazetametro.net