Loading…

Ramosaj: Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë

  • 03/03/2021 | 23:49

Ramosaj: Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë

Ish-anëtari i LDK’së, Berim Ramosaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dikur e ruante kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, që të mos e shkruante tek konviktet fjalinë “Kosova Republikë”, shkruan Gazeta Express.

“Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë”, ka thënë Ramosaj.

“Këtë gjë e dinë edhe shokët e mi të studimeve”.

Ndër tjerash, Ramosaj ka deklaruar se Mustafa e kishte përjashtuar nga partia vetëm sepse nuk pajtohej me një pikë në statutin e partisë

“Isa Mustafa më përjashtoi se nuk pajtohesha me një pikë të statutit të partisë”, ka thënë Ramosaj.

“Ardhja e z. Mustafa në fakt pasoi me ndryshime normative. Isa me klanin e vet e ka përdor një formë seleksionimi. Isa Mustafa që në start u mundua ta instalojë frymën e re me ndryshime statutare. Që në momentin e largimit nga udhëheqjen e LDK’së, e shoh tek ndryshimi statutar që ndodhi tek hoteli Sirius”, deklaroi ai. “Ishte një pikë, që i jepej aq autoritet i lartë kryetarit të partisë që të propozojë 2/3 të këshillit të përgjithshëm, të kryesisë dhe funksioneve kryesore të deputetëve potencial që marrin pjesë në zgjedhje. Ai është rregullimi i parë i LDK’së sipas modelit të Mustafës. Ai në shumë paraqitje publike e ka paraqit si lidhje të re LDK’në, që e rregulloi me letra. Ai iu është rikthyer nostalgjisë e frymës rugoviane, gjë që solli elektoratin e vjetër. Nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë rregullim normativ të statutit. Nuk e kishte shancën asnjë kryetar pa i siguru 50% të votave që ishin në Kuvend të LDK’së. Vullneti personal i kryetarit iu është imponuar Këshillit të Përgjithshëm”, sqaroi tutje ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë