Loading…

Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!

  • 18/05/2023 | 19:56

Ramiz Lladrovci: Të lumtë Edi Rama!

Ne, si popull, në krijesën e superfuqive, njëqind vjet u përndoqëm, torturuam e sulmuam dhe kryen gjenocid ndaj nesh, me qëllim për ta grabitur tokën tonë stërgjyshore, Jugosllavia. Kur na sulmoi makineria ushtarake jugosllave, të njohur në tërë botën për propagandën, në Marsin e vitit 1998, ishim vetëm.


Shkruan: Ramiz Lladrovci

Me neve ishte vetëm e drejta jonë për të jetuar të lirë dhe Shqipëria. Për njëqind vjet robëri, okupatorëve ua mësuam parimet dhe pikat e dobëta, ua mësuam fuqinë dhe moralin e tyre hegjemonist dhe besuam se ne do ta mundim padrejtësinë, do ta mundim okupatorin.

Për njëqind vjet rezistencë, erdhi radha e gjeneratës tonë, e cila vdekjen për liri e kishte krenari dhe fatin e vet jetësor. Kësaj lufte, i pari i priu Komandanti ynë legjendar Adem Jashari, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të vijuar me Fehën, Xhevën, Abenë me mijëra heronj e heroina.

Vendosmëria jonë për liri ishte epokale. Ishte luftë e pastër, e denjë për historinë si Ushtria më e suksesshme çlirimtare në botë e cila arriti më së shpejti qëllimin nga dita e shfaqjes në publik, deri në fitore. Megjithatë, pa NATO-n, nuk do ta fitonim luftën aq shpejt.

Sot, heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi dhe të tjerët, po përballen me një gjyq. Kryeministri Edi Rama e ndërthuri luftën tonë të lavdishme me luftën mbrojtëse të Ukrainës. Z. Rama e di se UÇK nuk e kishte as një të qindtën pjesë të fuqisë dhe armatimit që ka sot Ukraina, por fituam.

Fjalimi i Kryeministrit Rama në Islandë, do vlerësuar, sepse, Evropa jo çdo herë e kishte vendosmëri për drejtësi ndaj shqiptarëve. Të lumtë Kryeministër Rama!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë