Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci i është kapur edhe frizerit për prerjen e flokëve që i ka bërë. Lladrovci është xhiruar duke i thënë atij “çka ke ba kështu, qu dil jashtë”, thënie këtë që e ka përdorur edhe më herët gjatë mbledhjeve të asamblesë në komunën e tij, shkruan Gazeta Metro.
Një video e postuar nga “rizza_hairsalon” në Instagram, është bërë virale së fundi në këtë rrjet social.
Aty shihet kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci duke e qortuar frizerin për prerjen e flokëve që i ka bërë.
“Çka ke ba o Riz kështu, qu bre dil jashtë pash Zotin”, dëgjohet duke thënë Lladrovci.
E gjitha kjo ka qenë një shaka në mes kryetarit dhe frizerit të tij, që duket se kanë shoqëri shumë të ngushtë.
Më poshtë keni videon. /gazetametro.net
https://www.instagram.com/p/CF9-JIuH1hx/?fbclid=IwAR01njuXLtlGdWe_8W5tELYpMJGV-MIG8VEAc0k_bkbCjSubXD6zaG-UjHc