Loading…

Ramiz Kelmendi tregon se kush deshi ta vras (Video)

  • 24/01/2017 | 22:57

Ramiz Kelmendi tregon se kush deshi ta vras (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili është edhe pronar i kompanisë “ETC” në Kosovë ka pohuar se persona, të cilëve ai nuk ua ka përmend emrat, por që ka thënë se vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, kanë dashur ta likuidojnë atë në mënyrë që të ia marrin kompaninë.

“Kanë dashur së pari të më bëjnë uljen ekonomike që të bie në krizë në mënyrë që të më detyrojnë ta shes kompaninë, dhe në emër të një ‘tradhtie’ pastaj të më likuidojnë. Arsyeja ishte që të bëhet përmbyllja e sistemit ekonomik të shitjes me pakicë të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kelmendi në Tribuna Channel.

Gjatë emisionit “Politikë” në Tribuna Channel, Kelmendi ka thënë se Kosova nuk është e gatshme për t’i vënë embargo Serbisë

Kelmendi ka thënë se aplikimi i një mase të tillë ndaj shtetit serb, ka një kosto të madhe dhe do ti shkaktonte dëme të mëdha bizneseve në vend.

Ai tha se në momentin që do të zëvendësonim produktet nga shtetet e tjera, kjo do të rriste edhe çmimet e produkteve.

Zv.kryeministri Kelmendi ka thënë se nuk ka shtet që nuk mundet pa një shtet tjetër por sa për vënien e embargos duhet të dimë se sa ja vlen.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë