Loading…

Ramabaja dyshohet se është pjesë e grupit të Murat Jasharit që plagosi Azem Vllasin

  • 01/10/2017 | 12:27

Ramabaja dyshohet se është pjesë e grupit të Murat Jasharit që plagosi Azem Vllasin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Sadri Ramabaja, kohë më parë është parë duke u shoqëruar me zyrtarët e organizatës tashmë të dyshuar “Syri i Popullit”, pjesëtarë të së cilës muaj më parë plagosën ish avokatin, Azem Vllasin.


Zyrtarë të organizatës ‘Syri i Popullit’, para se ta plagosnin Azem Vllasin, ishin parë duke u fotografuar me tashmë të dyshuarin nga ana e prokurorisë për vepra terroriste, Rabri Ramabajën.

Themeluesi i ‘Syrit të Popullit’, Murat Jashari, së bashku me Avni Llumnicën në mars të këtij viti kishin hyrë në Kosovë me një veturë të tipit BMW më 05 mars 2017, në orën 00:00, saktësisht në mesnatë.

Ndërkohë, kandidati për deputet, Sadri Ramabaja është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas një thirrjeje ndaj të pandehurit, Ramabaja dyshohet për vrasje të zyrtarëve të lartë të Republikës si Kosovës si dhe veprën penale të terrorizmit dhe veprën tjetër kundër rendit kushtetues si dhe sigurisë.

“Vrasje e përfaqsuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe2. Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushttues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesen e Prokurorisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë