Loading…

Rama vuri taksë të urrejtjes kombëtare, s’e dëshiron ardhjen e kosovarëve

  • 05/12/2018 | 22:13

Rama vuri taksë të urrejtjes kombëtare, s’e dëshiron ardhjen e kosovarëve

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për taksën e vendosur nga Qeveria e Edi Ramës, për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.


Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing” Berisha e ka cilësuar “taksë të urrejtjes kombëtare” atë që ka vendosur Qeveria Rama për autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

“Mos të ketë dikush iluzion se Rama do të dëshironte këtë dyndje, ardhje masive të qytetarëve nga Kosova”, është shprehur ai.

“Rama është shqiptarofob, albanofob, njësoj si argatët në Prishtinë”, ka deklaruar Berisha.

“Rama sikur zbuloi Amerikën kur zbuloi miqësinë me (Aleksandar) Vuçiqin”, ka vlerësuar ai.

Presidenti aktual serb, sipas Berishës, “është (Sllobodan) Millosheviq, pa ushtrinë jugosllave. S’kanë dallim tjetër”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë