Loading…

Rama: Ushtria do të bëhet shumë shpejt

  • 26/12/2016 | 21:22

Rama: Ushtria do të bëhet shumë shpejt

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Rahman Rama është optimist se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Komandant Rama thotë për RTK se FSK’ja është e gatshme për shndërrimin e FSK’së në FAK.

“Sfidat kryesore janë pengesat politike që ndërlidhen me transformimin dhe kjo nuk është çështje e jona. Unë mendoj se FSK’ja në kuptimin profesional ka avancuar. Tjerat janë çështje politike për të cilat nuk dua të diskutoj. Kjo gjë po na pengon në shumë aktivitete, veçmas ato regjionale dhe më gjerë”, thotë ai.

Edhe pse shprehet optimist se krijimi i ushtrisë do të ndodhë shumë shpejt, Rama nuk pranon që të jep ndonjë afat kohor për një gjë të tillë.

“Unë nuk mund të jap afate kohore sepse nuk varet prej meje. Kurdo që të merret vendimi politik ne jemi të gatshëm të marrim detyra të reja”, tha ndër të tjera Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë