Loading…

Turp për BE’në që kosovarët nuk lëvizin pa viza

  • 13/12/2016 | 20:04

Turp për BE’në që kosovarët nuk lëvizin pa viza

Në takimin me ambasadorët në kuadër të festave të fundvitit kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët.

“Kemi punuar dhe do punojmë, që marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur, dhe mbi dëshirën e plotë që të ndërtojmë se bashku mbi gjithçka që na bashkon. Çka na bashkon në interes të popujve tonë, është më e madhe se ajo që hera herës na ndan. Nuk do të hezitojmë të ndajmë shqetësimet tona të së kaluarës së afërt apo të largët, po gjithnjë me dëshirën që të kemi 0 probleme me fqinjët.

Duam probleme 0 me fqinjët, edhe kur gabimisht duket apo interpretohet sikur kemi ngritur probleme, kur ngremë çështje të së kaluarës, edhe pse duam zgjidhjen dhe zerimin e tyre. Është e rëndësishëm që atmosfera e paqes dhe ndërveprimit që ne kemi në këtë rajon, ku deri dje karakteristika kryesore ishin konfliktet, dhe hasmëritë e trashëguara, të intensifikohet në një funksion të një dakordësie sa më të madhe”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama theksoi gjithashtu se është turp për Bashkimin Europian që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë.

“Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Europë. Janë ndaluar që të jenë njësoj në të drejtën për të lëvizur lirisht. Ky ndalim është shprehje e dobësisë që sot manifestohet nga BE-ja, ndërkohë që Kosova, si shteti më i ri i Evropës, ka nevojë të trajtohet njerëzisht. Kosova është kyç për sigurinë e BE-së dhe të Europës si e tërë”, deklaroi Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë