Loading…

Edi Rama tregon se a i ka lyer shkallët Lali Eri

  • 07/12/2019 | 23:10

Edi Rama tregon se a i ka lyer shkallët Lali Eri

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, që nga dita kur ka ndodhur tërmeti në Shqipëri, ka qenë vazhdimisht në terren duke qëndruar me qytetarët e prekur nga tërmeti dhe atyre që kanë humbur familjarë. Kryeministri ka ditur të bëj edhe shaka në raste të caktuara për ta relaksuar gjendjen ose të bëj reagime të çuditshme kur ishte tepër i lodhur, transmeton Gazeta Metro.


Pak ditë pas tërmetit katastrofik, që i mori tetë anëtarë, familja Lala nga Këneta e Durrësit, është bërë me banesë të re. Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn ka vënë në dispozicion apartamentet te banesat sociale në Shkozë, Tiranë, për këtë familje.

Dhe teksa ngjitnin shkallët e pallatit, Rama ka vënë re që shkallët ishin të pa lyera, ai urdhëroj Veliajn që që ai vetë personalisht të shkonte të lyente shkallët e pallatit në orën 4 e 30 të mëngjesit.

Rama sonte ka postuar një fotografi në ‘instastory’ ku ka treguar se janë lyer shkallet që kishte urdhëruar Veliajn që ti lyente, ne mënyrë humoristike siç vepron jo rrallë herë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë