Kryeministri, Edi Rama ka folur në një intervistë për “Ora News” për zhvillimet e fundit politike nga shkarkimi i Ylli Manjanit te marrëdhënia brenda koalicionit.
“Besoj se nuk mund të ekzistojë një qeveri serioze në botë nëse një ministër nuk respekton skuadrën, rregullat që ka skuadra dhe mbi të gjithë detyra. Pasi detyra e minisrit është të mbulojë detyra që ka portofoli i tij dhe jo të bëjë opinion bërësin, apo opinion dhënësin ose opinion tjetërsuesin”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë iu referuan në këtë deklaratë të tij Kodit Etik që qeveria e tij ka miratuar në fillim të mandatit.
“Nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit apo gjatë pilafit”, u shpreh Rama.
“Çdo njeri ka të drejtë për të gabuar njëherë.”