Loading…

Rama tregon çfarë i tha Mogherinit në darkën joformale (Video)

  • 24/05/2017 | 23:53

Rama tregon çfarë i tha Mogherinit në darkën joformale (Video)

Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryeministrat e vendeve të Ballkanit morën pjesë në një darkë informale në Bruksel të thirrur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.


Ai ka sqaruar se në takim u folën për disa çështje, por i bëri me dije Mogherinit se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita e re do të kërkojnë së bashku hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Nuk kemi biseduar për çështje të brendshme thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë evropiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE.

Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë ka qenë vetingu, fillimi i zbatimit të tij që shpresoj mos të ndeshë me probleme të paprtira do jetë për ne një arsye shumë e fortë që qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dale nga zgjedhjet te kërkojnë hapjen e negociatave dhe do e bëjmë ketë me force, ne kuptimin e një zëri te unifikuar dhe pastaj nuk i kemi te gjitha ne dore, se Evropa ne këto momente është ajo qe është dhe nuk është me e mira qe do donim te ishte”, tha Kryeministri Rama për gazetarët shqiptarë në Bruksel.

http://www.dailymotion.com/video/x5nr8li_18690379-532080713582930-208265811746357248-n_news#tab_embed

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë