Loading…

Rama tërthorazi e ‘godet’ Kurtin për euforinë pas fitores së Zvicrës: Kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur

  • 04/12/2022 | 12:25

Rama tërthorazi e ‘godet’ Kurtin për euforinë pas fitores së Zvicrës: Kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media sot ka treguar pse nuk ka reaguar pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, ndryshe nga homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti i cili pas ndeshjes në një postim në Facebook shkroi se ”Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, transmeton Gazeta Metro.


Ai tha se nuk do të ishte aspak dinjitoze që t’i përdorte për politikë futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

”Nuk kuptoj realisht se pse duhej të flisja. Unë s’jam kryeministri i Zvicrës. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, për hir të së vërtetës,” tha Rama.

Tutje, kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se sipas tij ”nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak, aq i rrezikshëm”.

”Sepse është ekipi kombëtar i shtetit tjetër. Dhe do t’i fryeja zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak, aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket që kush e bën këtë, nuk e bën gjënë e duhur”, tha ai.

Në anën tjetër, kujtojmë se Zvicra triumfoi me rezultat 2-3 ndaj Serbisë ku golin e parë për ‘helvetikët’ e realizoi Xherdan Shaqiri. Ndërsa, Granit Xhaka u zgjodh lojtar i ndeshjes dhe pati mjaft ‘kacafytje’ me lojtarët serbë. /gazetametro.net

Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vucic s’ka rrugë tjetër, e kundërta katastrofë për të

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë