Loading…

Rama sot në Bruksel: Shqipëria prezanton potencialin turistik në Samitin e Turizmit

  • 29/09/2026 | 10:13

Rama sot në Bruksel: Shqipëria prezanton potencialin turistik në Samitin e Turizmit

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin, transmeton Gazeta Metro.


Në aktivitet marrin pjesë zyrtarë, përfaqësues të biznesit, investitorë dhe profesionistë të fushës nga vende të ndryshme.

Takimi do t’i kushtohet zhvillimeve që po ndryshojnë industrinë e turizmit, përfshirë mënyrën se si po evoluon kërkesa e vizitorëve, ndikimin e teknologjisë dhe format e reja të investimit.

Një pjesë e diskutimeve do të fokusohet edhe te ndërtimi i infrastrukturës, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe krijimi i një oferte më të qëndrueshme për turistët.

Në këtë kuadër, pjesëmarrja e Shqipërisë shihet si një mundësi për të paraqitur në Bruksel zhvillimin e sektorit turistik dhe mundësitë që ofron vendi për vizitorë dhe investitorë të huaj.

Turizmi është kthyer në një nga sektorët me rëndësi për ekonominë shqiptare, ndërsa institucionet shqiptare synojnë të rrisin më tej interesin ndërkombëtar për vendin si destinacion pushimesh dhe investimesh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë