Loading…

Rama, si po e shikon Trumpin!

  • 25/05/2017 | 18:28

Rama, si po e shikon Trumpin!

Sot në Bruksel fillon Samiti i vendeve anëtare të NATO-s.


Në Samit merr pjesë edhe Shqipëria. Para Samitit, përfaqësues të vendeve anëtare, bënë “një foto familjare”.

Rama, kryeministër i Shqipërisë, afër kryetarit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka mbetur me shikimin nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndoshta për t’u harruar deklarata e tij gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA kundër të nominuarit të republikanëve amerikanë për president të vendit.


Rama sot është takuar me homologun grek, Aleksis Tsipras.

“Greqia na ka mbështetur dhe ne dëshirojmë që ajo të vijojë mbështetjen në procesin e integrimit”, ka thënë Rama.

Ndërsa Tsipras ka shprehur mbështetjen e fortë të Greqisë për reformat për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë