Ballkani është në rrezik për të rënë nën ndikimin e Rusisë nëse administrata e Donald Trump-it injoron këtë rajon, ka thënë kryeministri i Shqipërisë me shqetësim në një intervistë për The Telegraph.
Në një intervistë të gjatë për gazetën britanike, Rama, që në artikull quhet, “lider karizmatik”, thotë se pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Ballkani nuk do të jetë një vend me paqe e bashkëpunim”, njofton Klan Kosova.
“Për SHBA-në kjo anë është shumë e rëndësishme në kuptimin strategjikë dhe për ne SHBA-ja është shumë e rëndësishme, po ashtu”, ka thënë, pos tjerash, Rama.