Loading…

Rama: Projekti në Badovc ishte plotësisht ligjor, u anulua për shkak të protestave

  • 01/06/2021 | 21:49

Rama: Projekti në Badovc ishte plotësisht ligjor, u anulua për shkak të protestave

Përparim Rama, kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK’së, është sqaruar lidhur me projektin e anuluar në Badovc, duke thënë se kishte ndërtimi ishte në përputhshmëri me ligjin.


Rama ka thënë se protestat e shumta të ambientalistëve ka qenë arsyeja përse ky projekt nuk ka marrë leje ndërtimi, teksa ka shtuar se ky projekt nuk do ta dëmtonte liqenin e Badovcit.

“Unë si arkitekt ju mbahem proceseve, rregullative. Kemi oferta të dnryshme prej investitorëve të ndryshëm, çdoherë e shikojmë a është përbrenda konturave ligjore, pra e kemi shqyrtu në bazë të planit rregullativ të Prishtinës, projekti ka qenë totalisht ligjor. Ne e kemi zhvillu projektin. Mirëpo ka ndodh ndryshe, është anulu edhe në rregull.

“Për shkak të protestave është anuluar. Ne mundemi me e shiku aspektin ligjor dhe për atë më ftojnë me kriju projekte. Ai projekt nuk do kishte ndikim negativ në ambient”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Unë si arkitekt ju mbahem proceseve, rregullative. Kemi oferta të dnryshme prej investitorëve të ndryshëm, çdoherë e shikojmë a është përbrenda konturave ligjore, pra e kemi shqyrtu në bazë të planit rregullativ të Prishtinës, projekti ka qenë totalisht ligjor. Ne e kemi zhvillu projektin. Mirëpo ka ndodh ndryshe, është anulu edhe okej. Për shkak të protestave është anuluar. Ne mundemi me e shiku aspektin ligjor dhe për atë më ftojnë me kriju projekte. Ai projekt nuk do kishte ndikim negativ në ambient.

Rama, atëbotë, pretendonte se nuk pati marrë leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës për projektin në Badovc, përderisa kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, pretendonte se nuk kanë aplikuar për leje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë