Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka udhëtuar në Stamboll ku ka zhvilluar një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Rama përmes Facebok-ut ka thënë se me Erdoganin kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në një takim që sipas tij ka zgjatur rreth 90 minuta.
Rama po qëndron në Stamboll ku nesër do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, transmeton gazetametro.net.
“Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Rama ndër tjerash në Facebook.