Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një postim është lajmëruar nga Samiti i NATO’s, derisa ka paralajmëruar se sot mund të ketë lajme të mira, shkruan Gazeta Metro.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shihet në shoqërinë e përfaqësuesit të shtetit të Bullgarisë në këtë samit.
Derisa ka shkruar ‘’ Mbase sot lajmi i mirë…’’, bashkangjitur me fotot dhe videon.
Kujtojmë se Rama ka pasur kritika të mëdha për Bullgarinë, pasi e ka akuzuar për zvarritje në lidhje me fillimin e negociatave për integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian./gazetametro.net