Loading…

Rama: Nëse nuk fitoj, jap dorëheqjen

  • 06/06/2017 | 13:00

Rama: Nëse nuk fitoj, jap dorëheqjen

Për herë të parë që prej zgjedhjes president të Ilir Metës, Edi Rama dha sinjalet se tashmë raporti i tij me ish kreun e LSI-së ishte përkeqësuar.


“Nuk e di a është një shprehje që i shkon një presidenti të zgjedhur, por unë e mirëkuptoj dhe s’kam asnjë problem me këtë”, komentoi Rama.

Kryeministri shprehu rezerva për fushatën e presidentit të zgjedhur, me LSI-në.

“Kjo hap diskutim. Është zgjedhja e tij, por unë nuk do e bëja”, tha Rama.

Kryetari socialist per herë të parë artikuloi se humbja në zgjedhje e Partisë Socialiste, do shënonte dhe fundin e karrierës së tij politike.

“Nëse ne nuk jemi forcë e parë, atëherë unë do jap dorëheqjen dhe do largohem nga politika”, pranoi Rama në ‘Top Story’ me Sokol Ballën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë