Loading…

Rama ndan mbi 16 mijë euro për dy vëllezërit Abazi nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti

  • 30/11/2019 | 10:08

Rama ndan mbi 16 mijë euro për dy vëllezërit Abazi nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti

Qeveria e Shqipërisë do të ndajë nga 1 milion lekë të reja familjeve të dy vëllezërve Abazi nga Kosova që humbën jetën në Durrës për shkak të tërmetit, transmeton Gazeta Metro.

Lajmin e bëri të ditur Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku do të miratohen një sërë aktesh për t’iu ardhur në ndihmë familjeve që humbën të dashurit e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit por edhe ato që mbetën pa shtëpi.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë