Loading…

Rama: Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush

  • 12/01/2017 | 13:29

Rama: Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka uruar Ramush Haradinajt, lirimin me kusht nga Gjykata franceze, duke shkruar në rrjetet sociale, “Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush.


Mirëpo, ai ka thënë se pavarësisht mbylljes së këtij episodi, të cilin e ka quajtur absurd, beteja për fshirjen e urdhër-arresteve të vjetra do të vazhdojë.

“Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)”.

“Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, ka shkruar Rama. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë