Loading…

Rama: Më kritikojnë mua për takimet me Vucicin, ai i Vetëvendosjes shkoi u ulë në një tavolinë me serbin

  • 19/12/2019 | 22:43

Rama: Më kritikojnë mua për takimet me Vucicin, ai i Vetëvendosjes shkoi u ulë në një tavolinë me serbin

Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ka thënë se takime si ato me Presidentin Serb, Aleksandar Vucic janë të nevojshme për bashkëpunim rajonal, teksa thotë se edhe dikush nga Kosova u ulë në një tavolinë me politikanë serbë, duke iu referuar kështu takimit Sveçla-Djuric, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur në Zonën e Debatit, Rama ka përmendur edhe takimin e deputetit të VV’së, Xhelal Sveçla, me politikanin serb, Marko Djuric.

“Edhe ai nga Kosova atje u ulë në një tavolinë me serbin, hëngrën e pijtën së bashku”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se sulmet që i janë bërë për këto takime, kanë qenë edhe pikë e atyre që e sulmojnë.

“Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe nuk jam tradhtar sot që bëj këtë. Isha dhe jam unë, që bëj gjëra që besoj dhe i bëj me zemër dhe bindje. E kuptoj që me Serbinë, emocionet dhe e gjitha problemet nga Serbia, mund të bëhet politike në Kosovë, të fitohen pikë në elektoral, mund të bëhen pikë edhe atyre që më sulmojnë”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë