Loading…

Rama: Kushdo që zgjidhet president i Amerikës, është mbi perëndinë

  • 02/07/2017 | 18:41

Rama: Kushdo që zgjidhet president i Amerikës, është mbi perëndinë

Para zotit, sipas Edi Ramës, është çdokush që zgjidhet president i Amerikës, shkruan gazetametro.net.

Ai në një intervistë në ‘Talking Europe’ me një gazetare franceze, ka treguar një detaj që veçon shqiptarët. Ai u pyet nga gazetarja e televizionit ‘France 24’ se si u prit nga shqiparët zgjedhja e Donald Tump në krye Amerikës.

Theks iu vë edhe faktit që në Shqipëri edhe rrugët kanë marrë emrin e Presidentit Trump. Por befasia ishte përgjigjia e Ramës.

“Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA-ve ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullaritetit. Ju duhet të kuptoni që për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar. Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë që na ishte e ndaluar sa që regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA-në. E bëri SHBA-në praninë më të dashur e të besueshme në botë,” tha kryeministri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë