Loading…

Rama: Kush i thotë Thaçit tradhtar, është gomar

  • 26/11/2018 | 13:12

Rama: Kush i thotë Thaçit tradhtar, është gomar

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dalur në mbrojtje të presidentit Hashim Thaçi, siç ndodhë rrallë. Ai e përkrahu në iniciativën për korrigjim të kufirit, e më pas kritikoi ata që po e quajnë tradhtar.

Rama ka theksuar se Thaçi është president i Kosovës dhe ka qenë komandant i UÇK’së, duke i quajtuar gomarë ata që e quajnë tradhtar, shkruan gazetametro.net.

“Sa i përket çështjes së korrigjimeve, unë një gjë kam për të thënë: Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UÇK’së. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit për ta quajtur tradhëtar, është një gomar. Këtë di të them unë. Të tjerat pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, pak më herët Rama theksoi se nuk përjashton asnjë mundësi që ndihmon në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, duke i dalë në krah Thaçi në sy të Haradinajt.

“Qëndrimi është ai që kam shprehur në fillim. Kjo është një çështje e cila duhet trajtuar me një vizion të qartë strategjik dhe na takon të gjithëve të ulemi dhe të diskutojmë e të shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Sot është e qartë se jemi në një fazë ku duhet të ndahet shapi nga sheqeri. Nuk mund ta vazhdojmë me histoinë e një dialogu që ecen, ecën,ecën me fotografi por nuk gjen zbatim në realitetin konkret të bashkëjetesës në të njëjtën tokë mes shqiptarëve dhe serbëve. Pra, për mua, asgjë nuk duhet përjashtuar, gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes, me një qëllim të vetëm: shqiptarët duhet të bashkohen, në kontekstin e Bashkimit Evropian, si dy shtete por me një komb”, ka thënë sot Rama, në konferencën e përbashkët me Haradinajn.

E homologu i tij kosovar, Haradinaj, i cili ishte edhe nikoqir i tij në mbledhjen e sapombajtur në Pejë, mendon krejt diçka tjetër. Madje e kundërshtoi haptazi kryeministrin shqiptar.

“Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim, a ke i Kosovës a i Shqipërisë, a i kujtdo koftë, asnjë metër e Kosovës nuk merret më, a ke Ramushi a Edi a Hashim Thaçi a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e lame me gjak, 17 shkurti nuk preket më, duhet ta dijë gjithkush këtë.  Me këtë kufi na ka njohtë edhe Shqipëria edhe Amerika”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, mbledhja e dy qeverive përfundoi para rreth një ore, e ku u arritën nëntë marrëveshje të reja në mes të dyja vendeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë