Loading…

Rama kundrejtë 4 gazetarëve grekë

  • 21/11/2016 | 18:59

Rama kundrejtë 4 gazetarëve grekë

Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama të martën me datë 22 nëntor 2016, do të jetë mysfairë i emisionit “Histori” në televizionin “Skai” në Greqi.

Kryeministri shqiptar do t’u përgjigjet pyetjeve të 4 gazetarëve grekë. Në këtë intervistë Rama do të jetë i hapur të diskutojë qështjet shqetësuese  të raportit të Shqipërisë me Greqinë.

Ky grup i gazetarëve me të cilët do të përballet Rama kanë njohje shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Drejtuesi i emisionit, Aleksis Papagelas, ka qenë për shumë vite korrespondent i televizionit Mega në Washington; Pavlos Cimas, po ashtu gazetar – me origjinë arvanite – ka njohje të thellë mbi çështjet shqiptaro-greke; si dhe gazetari Tasos Teloglou, i cili ka ndjekur në veçanti çështjen çame, duke qenë i pranishëm me intervista edhe në mediat shqiptare. Qasja e tij ka qenë kundër linjës zyrtare dhe për këtë jo vetëm ai po edhe dy gazetarët e tjerë janë etiketuar si pro-amerikanë.

Muajt e fundit Rama ka qenë fytyra më e parë e gazetave greke, duke e cilësuar atë si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

Ato që do të diskutohen në këtë emision janë këto çështje që e preokuptojnë Greqinë si vend fqinjë i shqiptarëve. Duke filluar nga marrëveshja e detit, tek çështja çame e deri tek arrestimi i dy nëpunësve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin tekste shkollore, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si materiale propagandistike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë