Loading…

Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës mund të jetë më i madh se i Tiranës

  • 10/02/2022 | 10:07

Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës mund të jetë më i madh se i Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun gjatë një fluturimi me avion nga Tirana drejt Kukësit me aeroplanin e kompanisë WizzAir.


Rama ka thënë se përveç aeroportit të Kukësit do të ndërtohet edhe aeroporti i Vlorës, që siç u shpreh Kryeministri, me shumë gjata mund të jetë edhe më i madh se aeroporti Nënë Tereza për shkak edhe të kargos.

Po kështu, edhe Saranda do të ketë një aeroport, tha Rama, që do të jetë vetëm sezonal.

“Është shumë e rëndësishme kjo që po ndodh sot sepse hap përfundimisht portën e Kukësit dhe krijon premisë për zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vetë për 36 muaj, ne do mundohemi që të jetë pak më përpara që brenda këtij mandate të fillojmë fluturimin. Saranda është një aeroport i një natyre tjetër sepse është vetëm sezonal. Vlora do të jetë gjatë gjithë vitit dhe sipas të gjitha gjasave do jetë aeroport edhe më i madh se ai i Tiranës sepse do përfshijë edhe kargo. Ne kemi një rritje të frikshme në aspektin e prurjeve nga ajri. Aeroporti “Nënë Tereza” është aeroporti me rritjen më të lartë në periudhë pandemie në Europë. Unë jam i bindur që turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama.

VIDEO. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë