Loading…

Rama: Jam në kontakt me Merkel’in

  • 17/04/2017 | 22:07

Rama: Jam në kontakt me Merkel’in

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama komentoi situatën politike dhe mesazhet e forta të dhëna nga Minsitri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.


Rama konfirmoi edhe komunikimet e vazhdueshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel, teksa shtoi se deklaratat e Gabriel janë qëndrimi zyrtar i Gjermanisë.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren dhe të tjerë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u tregua skeptik edhe për mundësinë e ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve. Kjo sipas tij për shkak të kërkesave absurde të opozitës e cila nuk tërhiqet edhe pse sipas tij ka vendosur kushte të pakuptimta.

“Edhe ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë shumë se për shkak se pozicioni për bllokimin e zgjedhjeve, dhe duke filluar nga bllokimi i Vettingut, nuk ka shumë për të diskutuar”, tha Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë