Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me një postim në rrjetin social Twitter, ka “përshëndetur” përfundimin e takimit të liderëve të Bashkimit Europian, të cilët sot mbajtën samitin e tyre periodik, shkruan Gazeta Metro.
Rama shkroi se sot gjithçka ishte bukur, nëse edhe premtimet e tyre do të realizoheshin.
“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm”, shkroi ai.
Kryeministri shqiptar tha se ata nuk do të dorëzohen dhe do të punojnë në çdo moment për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
“Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”./gazetametro.net
Nice place nice people nice words nice pictures and just imagine how much nicer could be if nice promises were followed by nice delivery… But we Albanians are not as nice as to give up nicely! So we will keep going and working even harder to make Albania a nice EU member😀🇦🇱 pic.twitter.com/j057Ywf2tY
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022