Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer një përgjigje Athinës pas reagimit për vrasjen e grekut në fshatin Bularat në Gjirokastër, pasi ky i fundit nuk iu bind udhrit për t’u dorëzuar, përcjell gazetametro.net.
Ministria e Jashtme e Greqisë e ka quajtur vrasjen të papranueshme, derisa kryeministri i Shqipërisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të falenderohet Zoti që askush i pafajshëm nuk humbi jetën sot.
Ndër të tjera, Rama e ka quajtur ekstremistin grek ‘i fandaksur’ dhe është shprehur se policia e Shqipërisë e bëri vetëm detyrën e saj.
Ndryshe, Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tu dorëzuar.
Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke./gazetametro.net