Loading…

Rama hyn brenda shkollës gati të shembur: Braçe alarmohet, ky është reagimi i tij

  • 30/11/2019 | 20:54

Rama hyn brenda shkollës gati të shembur: Braçe alarmohet, ky është reagimi i tij

Kryeministri Rama së bashku me zv.Kryeministrin, Erion Braçe në kuadër të takimeve me banorët në zonat më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së martës, kanë shkuar edhe në fshatin e Bubqit. Rama futet brenda shkollës në këtë moment një zë gruaje njofton se është e palejueshme që të hyhet brenda për shkak të rrezikut që sjellë kjo shkollë e dëmtuar. Ramës i drejtohet edhe Braçe i cili e thërret të dalë jashtë transmeton Gazeta Metro. 


Në këtë fshat pasojat e tërmetit janë të dukshme fare qartë, pasi 234 shtëpi janë shkatërruar nga lëkundjet. Fatkeqësisht 1137 banorëve pas tërmetit kanë mbetur pa strehë, disa nga frika e disa për shkak se banesa e tyre është bërë e pabanueshme.

Ndërkohë që edhe shkolla e këtij fshati ka dalë jashtë funksionit këtë e ka konfirmuar edhe Erion Braçe i cili thotë se pas inspektimit të punonjësve të ministrisë kjo shkollë u shpall jashtë kushteve për mësimdhënie për shkak se ka dëme të mëdha në strukturë.

Në bisedë e sipër teksa vëzhgonte shkollën në fjalë, kryeministri Rama në një moment është futur brenda shkollës edhe pse kjo është e palejueshme. Në këtë moment një zë gruaje njofton se është e palejueshme që të hyhet brenda për shkak të riskut që sjellë kjo shkollë e dëmtuar. Ramës i drejtohet edhe Braçe i cili e thërret të dalë jashtë. Kryeministri pasi e dëgjon i kthehet me batutë duke i kërkuar ndjesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë