Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Financimit për projektin e “Pastrimit”, duke thënë se për këtë arsye ka dështuar granti nga qeveria gjermane.
Rama ka bërë të ditur se Kryeqyteti ka marrë vendim për krijimin e Ndërmarrjes Komunale të Pastrimit, me qëllim zgjidhjen e problemit me mbeturinat.
Ai ka thënë se do të përdoren të gjitha kompetencat e Kryeqytetit dhe se kjo çështje do të trajtohet me urgjencë në seancën e radhës
“NDIHMA E QEVERISË GJERMANE PËR “PASTRIMIN” DËSHTOI. NUK E NËNSHKROI HEKURAN MURATI! Të dashur qytetarë, Atë që po e them tash e sa kohë, sot fatkeqesisht po e konfirmojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. KfW ka njoftuar se granti për “Pastrimin” dështoi sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Financimit. Kaq! E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente. Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan.”, u shpreh Rama.