Loading…

Rama godet Vucicin për Reçakun: Si është e mundur në këtë kohë të mohohen krimet e dokumentuara

  • 08/12/2019 | 08:31

Rama godet Vucicin për Reçakun: Si është e mundur në këtë kohë të mohohen krimet e dokumentuara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic i cili e mohoi masakrën e Reçakut, të kryer nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Rama i ka reaguar ashpër Vucicit përmes Twitterit duke i thënë se si është e mundur që edhe në këtë kohe krimet e dokumentuar ta mohoj një krim të tmerrshëm.

“Si mundet dikush që edhe në këtë kohë ta mohojë një krim të tmerrshëm lufte të mirë dokumentuar”.

“Pse është kaq e vështirë të kuptohet që derisa Serbia do të jetojë në mohim të realitetit të pastër si kristali të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë ta minojnë rrugën e Serbisë drejt së ardhmes”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë