Loading…

Rama flet për sherrin Vucic – Mustafa

  • 16/03/2017 | 22:21

Rama flet për sherrin Vucic – Mustafa

Kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët në Sarajevë, në lidhje me zhvillimet ne Samitin e zhvilluar me vendet e rajonit.

Rama ka folur edhe për sherrin, e raportuar në media mes Aleksandar Vuçiç dhe Isa Mustafës në darkën informate, një ditë para samitit. Sipas tij tensionet në Ballkan janë artificiale dhe se sherri nuk ka ndodhur.

“Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh”, thotë Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë