Loading…

Rama e Thaçi për bashkimin kombëtar me leje të ndërkombëtarëve

  • 21/04/2017 | 11:48

Rama e Thaçi për bashkimin kombëtar me leje të ndërkombëtarëve

Profesori i të drejtës ndërkombëtare në të ashtuquajturin Universitet serb i Prishtinës i cili gjendet në Mitrovicën veriore, Dejan Mirovic konsideron se kërcënimet me Shqipëri të Madhe nuk do të dëgjoheshin nga Tirana dhe Prishtina sikur bashkësia ndërkombëtare të mos iu kishte dhënë dritë të gjelbër për këtë.


“Përvoja ka treguar se faktori shqiptar kurrë nuk luan vetëm. Për këtë më duket se kjo lojë është e koordinuar ose me Brukselin ose me Uashingtonin. Kosova nuk është subjekt i pranuar ndërkombëtarisht, gjegjësisht nuk është anëtare e KB”, ka thënë Mirovic për portalin rus në gjuhën serbe “Sputnjik”, përcjell gazetametro.net.

Ai ka vlerësuar se, “nëse diçka e tillë ndodh si precedent, Ballkani do të ishte kthyer në shekullin e mesëm”, duke shtuar se “shtrohet pyetja, çka do të ndodh me pjesën veriore të Kosovës, e cila nuk është kyçur në sistemin e Kosovës së vetëshpallur”.

Mirovic ka përkujtuar se “bashkësia ndërkombëtare shumë herë i ka shkelur rregullat e vendosura, siç është rasti nga viti 1991 kur Komisioni i Badinter’it i njohu kufijtë republikan të RSFJ’së, e më pas kjo rregull u shkel.

“Rreziku nga efekti domino ekziston, por këtu ka shumë pyetje pa përgjigje. Në çdo rast, nuk është mirë që të hapet kutia e Pandorës”, pretendon ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë