Loading…

Rama e pranon se e fejuara e djalit të tij vdiq nga tërmeti, ka disa fjalë për të

  • 05/12/2019 | 09:25

Rama e pranon se e fejuara e djalit të tij vdiq nga tërmeti, ka disa fjalë për të

Rama e ka pranuar publikisht se Kristi Reçi ishte e dashura e djalit të tij, Gregut.

Në emisionon “Porta Porta” të Bruno Vespës në “Rai Uno”, kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se 25-vjeçarja Kristi Reçi, e cila humbi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.

I pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që është larguar nga kjo jetë e dashura e djalit të tij, por nuk preferoi të flasë për këtë ngjarje të trishtë. Ai theksoi se kjo humbje e madhe shtoi detyrimin e brendshëm të tij për të bërë gjithçka.

” Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo humbje, thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën”, ka thënë Rama

Kristi Reçi humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me babain e tij Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç, Klaus Reçin, 21 vjeç. Ata u përcollën për në banesën e tyre pak ditë më parë. Kristi Reçi ishte studente në Fakultetin e Mjekësisë. Pikëllimin dhe trishtimin, djali i Ramës e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Vetëm një ditë më parë në Instagram ai ka treguar gjendjen e tij shpirtërore pas humbjes së madhe: “Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin. Ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta. Dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë