Loading…

Rama: Duhet të punojmë më shumë që të mundësojmë krijimin e policisë së kryeqytetit

  • 25/06/2022 | 10:31

Rama: Duhet të punojmë më shumë që të mundësojmë krijimin e policisë së kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë në fazën finale të funksionalizimit të Ligjit për kryeqytetin, në të cilën kanë mbetur detaje sa i përket policisë së kryeqytetit.

Ai ka thënë se kryeqytetit i nevojitet Policia dhe se janë duke ngritur kapacitetet për numrin e inspektorëve, që në një farë forme do ta luajnë rolin e policisë. Kjo sipas tij do të jetë deri në funksionalizim të Policisë së kryeqytetit.

Lexo Edhe:

Jo më dështime në shtrat me këtë metodë

Lushi merr kritika pasi që e quajti Kurtin matrapaz, reagon sërish: Ndali …
“Të gjitha projektet janë duke vazhduar. Kemi komunikim të drejtpërdrejtë me ministri të ndryshme në relacion me projekte të ndryshme. Gjithmonë ka pika të cilat duhet diskutuar derisa të kemi marrëveshje. Mirëpo jemi duke vazhduar në mënyrë të mirë duke i proceduar të gjitha projektet të cilat veçse janë në proces”.

“Një numër të madh të pikave për funksionalizimin e ligjit të Prishtinës e kemi shty përpara. Na mbetet një pikë kyçe, aspekti i policisë të kryeqytetit. Duhet të punojmë më shumë që ta mundësojmë krijimin e policisë të kryeqytetit. Kryeqytetit i nevojitet policia. Ne jemi duke ngritur numrin e inspektorëve të cilët do ta luajnë rolin e policisë së kryeqytetit derisa të vendoset ashtu që policia të jetë funksionale”, tha Rama.

Sa i përket keqpërdorimeve në komunë, i pari i Prishtinës theksoi se janë duke analizuar të gjitha drejtoritë e ndryshme shkaku i disa gjetjeve.

“Kemi kërkuar që të kemi një qasje ku kemi analizuar të gjitha drejtoritë e ndryshme. Dhe tash kemi raportin te cilin jemi duke e analizuar. Ka disa gjetje”, u shpreh ai./EO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë