Loading…

Rama: Do të krijojmë bord për çmimet e produkteve ushqimore bazë, kush abuzon, do ia konfiskojmë prodhimin

  • 17/03/2022 | 15:15

Rama: Do të krijojmë bord për çmimet e produkteve ushqimore bazë, kush abuzon, do ia konfiskojmë prodhimin

Pas bordit të transparencës për çmimin e naftës, qeveria ka vendosur të krijojë bord për të vendosur çmimet e produkteve bazë. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale.


” Ajo që më ka shqetësuar më shumë është se shumica i hedh fajin pakicës dhe anasjelltas për diskutimin për çmimet. Për të mos pasur hedhje faji, do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës. Askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme dhe kush e bën këtë, do ia konfiskojmë komplet, jo me arbitraritet, por me ligj dhe zakon”.

I gjithë prodhimi do të konfiskohet nëse dikush do të lozë me çmimet. Të gjithë i duan çmimet më të ulëta por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës. Duam të ulim çmimet, por nuk e bëjmë dot. Do hyjmë aty që të bëjmë transparencën e çmimit. Nuk jam unë për teori që meqë është blerë përpara 3 muajsh, ashtu duhet të shitet. Nuk funksionon kështu ekonomia dhe lufta. Se si do i blini të tjerat.

Do të ketë kontrolle në çdo market. Nëse abuzohet, mbyllet marketi dhe merret çdo gjë që është brenda. Por nuk besoj se do të vijë puna deri këtu se nuk po kërkojmë asgjë që cenon palcën e biznesit tuaj.” tha Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë