Loading…

Rama: Bunkeri muze u bë për të kujtuar të kaluarën

  • 19/11/2016 | 12:55

Rama: Bunkeri muze u bë për të kujtuar të kaluarën

“Bunkeri Muze” është u hapë për publikun në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Në ceremonin e hapjes të pranishëm ishin Kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryeministri Rama  tha se hapja e këtij bunkeri ka një mision; kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit.. “Sepse cilido që harron të kaluarën është i dënuar që në këtë jetë ta rijetojë atë”, u shpreh ai.

Gjatë protestave të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, opozita dhe një pjesë e ish të përndjekurve sulmuan hyrjen e këtij bunkeri dhe akuzuan Edi Ramën se përmes tij po shprehte nostalgjinë për regjimin.

Kryeministri për këto akuza ka thënë së kushdo që e ka thënë  këtë duhet ta qepë gojën përball kujtimit të viktimave.

“Kushdo që thotë ky është një bunker për të risjellë në formë shprehjeje nostalgjie dhunën e së kaluarës përmes të qëndruarit të tij në sheshin sipër, ka një detyrim moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejtë, jo përmes të tretëve, jo përmes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, deklaroi kryeministri.

Në këtë ceremoni, kryeministri përmendi edhe dosjet dhe foli për “disa që i tremben hapjes së tyre”.

“Dosjet për të cilat kanë ende frikë, makth dhe pafuqi të trishtueshme disa që i tremben edhe bunkerit edhe muzeut poshtë, njësoj si korbat i tremben një dordoleci”, u shpreh ai.

Në këtë muze të pagëzuar me emrin “BunkArt 2”, si vazhdimësi e “BunkArt 1”, Rama tha se mund të shihet sesi mijëra të pushkatuar përmes gjyqeve të montuara, kanë rigjetur një identitet, edhe pse shumë prej tyre nuk dihet ende ku kanë eshtrat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë